×
  • Sport
  • Sport / Futboll

    Agim Ademi e konfirmon: Kemi vendos për trajnerin e Kosovës, është gjerman

    Reporteri
    21 Janar 2024 | 23:00

    Gjatë këtyre ditëve, në Antalia të Turqisë është mbajtur Superkupa e Kosovës, si dhe dhjetëra klube kosovare po shijojnë vendin për përgatitjet për stinorin pranveror.

    E me këtë shkas, ekskluzivisht për Kanal10 ka folur edhe i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

    Ai ka thënë se çështja e trajnerit të kombëtares tashmë është punë e kryer.

    “Çështja e trajnerit të kombëtares është punë e kryer. Zyrtarizimi do të ndodhë ditëve në vijim, gjersa mund të theksojë se ai do të jetë gjerman”, ka deklaruar Ademi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!