Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë ditën e sotme seancën e fundit në Tiranë, në prag të ndeshjes së parë kundër Anglisë në Wembley të Londrës.
Pasi do të zbresin në fushën me bar natyral të “Shtëpisë së Futbollit”, pasdite kuqezinjtë do të nisen me avion çarter për në qytetin e Londrës, shkruan Panorama.
Stafi teknik ka kërkuar që ky udhëtim të bëhet dy ditë përpara ndeshjes, kështu lojtarët do të kenë mundësi që të pushojnë. Ditën e nesërme do të zhvillohet edhe seanca zyrtare stërvitore në Wembley dhe konferenca për shtyp e trajnerit të Kombëtares, Sylvinho, dhe një prej lojtarëve ose kapitenit të ekipit.
Ndeshja do të marrë jetë ditën e premte, duke nisur nga ora 20:45.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.