Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi në një intervistë për Radio ‘Kiss Kiss Napoli’ ka konfirmuar edhe njëherë tjetër dëshirën e mbrojtësit të kombëtares shqiptare për t’u larguar nga Napoli në këtë merkato.
Giuffredi ka theksuar se ai kishte rënë dakord me drejtuesit e klubit për ta lënë të lirë Hysajn të largohej, por deri tani diçka e tillë nuk ka ndodhur.
Menaxheri i mbrojtësit shkodran ka nënvizuar se ai dëshiron të provojë një eksperiencë të re, dëshiron të marrë frymë në një tjetër ambient dhe të rikthehet në nivelin e tij më të lartë në një tjetër kampionat, por deri tani Napoli nuk po ndez dritën jeshile për largimin e lojtarit pasi ofertat nuk kanë munguar.
Nga ana tjetër Giuffredi shtoi gjithashtu se nuk mund të lejojë që dy klientë të tij, Hysaj dhe Di Lorenzo i afruar së fundmi te Napoli, të luftojnë për vendin e titullarit në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.