Uellsiani, Gareth Bale do të rikthehet në Real Madrid sipas të gjitha gjasave.
Nga minutazha e pakët që i ka ofruar, Mourinho te skuadra e Tottenhamit që nga ardhja e tij si huazim, Bale shumë lehtë mund të rikthehet te “Mbretërit”.
Madje agjenti i Bale, Jonathan Barnett thotë se futbollisti uellsian ende e do klubin e Madridit.
“Ai nuk ka probleme me klubin, është një klub i mrekullueshëm. Nuk do të ishte problem të kthehej.
“Ata thjesht duhet të vendosin nëse kanë nevojë për të, nëse ai mund të luajë për Madridin dhe të gjitha këto gjëra. Unë mendoj se ju duhet ta pyesni Zidane nëse ai e dëshiron atë, unë nuk mendoj kështu”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.