×
  • Sport
  • Sport

    Agjenti i Muriqit tregon se ku do të mund të transferohet Luani i Kosovës

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 21:55

    Haluk Canatar, agjenti i Vedat Muriqit ka thënë se klienti i tij nuk e ka të sigurt kalimin në Premier Ligë dhe se Italia mund të jetë destinacioni i ardhshëm


    Sulmuesi nga Prizreni ka shkëlqyer te Fenerbahce këtë edicion dhe shumë klube kanë shfaqur ineteresim për të, shkruan Reporteri.net

    Haluk Canatar ka bërë të ditur se Muriqi ka mundësi më të mira që të luajë në Itali se në Angli.

    “Nuk është i sigurt transferimi aty[Në Premier Ligë]. Në të vërtetë, mund t’ju them se tani përparësia e tij do të ishte të luante në Itali. Po ashtu për një faktor kulturor nëse duam: ai është kosovar, dhe rrjedhimisht shqiptar me origjinë,” ka thënë agjenti i Muriqit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!