×
  • Sport
  • Sport

    Agjenti i Ronaldos në Itali, bisedime me Juventusin për të ardhmen e lojtarit

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 22:47

    Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes ka mbërritur në Torino për bisedime urgjente me sulmuesin e Juventusit, mes raporteve se ka interesim nga ana e PSG dhe Manchester City për klientin e tij.


    Tani Mendes ka mbërritur në Torino për bisedime urgjente si me Ronaldon ashtu edhe me Juventusin, duke monitoruar situatën ndërsa ditët kalojnë në afatin e merkatos.

    La Gazzetta dello Sport raporton se Mendes mbërriti në aeroportin Caselle në Torino me një avion privat këtë pasdite dhe shkoi direkt në shtëpinë e Ronaldos.

    Manchester City mund të jetë i interesuar për nënshkrimin e CR7, por jo me një tarifë transferimi, kështu që do të propozojnë një marrëveshje shkëmbimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!