×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Agnesa Robaj dhe Dëfrim Hashani marrin pjesë në FIBA U14 Get-Together

    Reporteri
    30 Tetor 2023 | 13:16

    Në Estoril të Portugalisë ka përfunduar me sukses një tjetër edicion i FIBA Europe U14 Get-Together 2023.

    Ky edicion u zhvillua nga 27 deri më 29 tetor, ku morën pjesë përfaqësues nga FIBA, Federata Portugeze e Basketbollit dhe përfaqësues nga Federatat Evropiane.

    Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka qenë e përfaqësuar nga Agnesa Robaj dhe Dëfrim Hashani.

    Qëllimi i këtij Programi është që të mësohet sa më shumë për procesin e zhvillimit të basketbollistëve/eve, nga minibasketbolli deri te seniorët/et, me theks të veçantë te  zbulimi i talenteve, si dhe programet e avancuara të grupmoshave nën 14 dhe 15 vjeç.

    Pjesëmarrja në këtë event ishte shumë i rëndësishëm për Robajn dhe Hashanin, të cilët punojnë me gjeneratat të reja dhe këtë përvojë synojnë ta transmetojnë edhe në Kosovë.

    Ky ishte edhe një Program i rëndësishëm që mbështetet nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që investon në edukimin e trajnerëve/eve dhe grupmoshat e reja.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!