×
  • Sport
  • Sport

    Aguero gjen golin e parë me fanellën e Barcelonës

    Reporteri
    13 Tetor 2021 | 17:35

    Futbollisti argjentinas, Kun Aguero ka luajtur për herë të parë me fanellën e Barcelonës që nga transferimi i tij gjatë verës.

    Aguero ka qenë pjesë e formacionit startues sot në ndeshjen miqësore kundër UE Cornellas në stadiumin “Jooan Gamper”, transmeton Reporteri.net.

    Kjo miqësore u dizajnua për Agueron që të shihet forma e tij fizike pas lëndimit që ka pasur.

    Aguero arriti të shënoj gol në 30 minuta sa luajti. Në këtë ndeshje nuk luajti Dembele i cili ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.

    Ndeshja përfundoi me rezultat 2:2. Golin e dytë të Barcelonës e shënoi Philippe Coutinho.

    Ronald Koeman në këtë ndeshje e provoi formacionin 3-5-2./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!