×
  • Sport
  • Sport

    Aguero zbulon fjalët që Messi i tha në zhveshtore pas humbjes nga Brazili

    Reporteri
    04 Korrik 2019 | 21:56

    Argjentina u eliminua nga Kupa e Amerikës pas humbjes 2:0 nga Brazili në gjysmëfinale.


    Lionel Messi, ndër më të mëdhenjtë në histori të futbollit, ka mbetur edhe një herë pa një trofe të madh me kombëtaren e Argjentinës.

    Pas ndeshjes, Messi pati akuza të ashpra për gjyqtarët e ndeshjes, duke thënë se favorizuan Brazilin.

    Pak ditë pas kësaj ndeshje, Sergio Aguero ka zbuluar fjalët e Lionel Messit, thënë bashkëlojtarëve në zhveshtore, pas humbjes kundër Brazilit.

    “Leo bisedoi me ne në zhveshtore dhe mendoj se të gjithë e dini se çfarë na tha”, ka deklaruar Aguero, përcjell lajmi.net.

    “Ai na tha se ekipi kombëtar ka një të ardhme dhe se ne duhet të përqendrohemi në kompeticionin e ardhshëm që organizohet në vendin tonë. Fjalët e tij do të ndihmojnë lojtarët më të rinj që të ngrenë kokën dhe të vazhdojnë të luftojnë”, ka deklaruar Aguero.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!