×
  • Sport
  • Sport

    “AIR Albania” do të jetë i stërmbushur, shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Gjeorgji

    Reporteri
    08 Shtator 2024 | 16:05

    Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit në stadiumin “Air Albania” të martën ndaj Gjeorgjisë, në orën 20:45.

    Pas triumfit ndaj Ukrainës 2-1, Kombëtarja ka në program një tjetër ndeshje në shtator, këtë herë në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve “Air Albania”, që do të jetë i mbushur plot në mbështetje të Shqipërisë.

    Të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji, e vlefshme për UEFA Nations League janë shitur.

    Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë Kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!