×
  • Sport
  • Sport

    Ajo që nuk u pa, veprimi interesant i Emery pas largimit të Xhakës mes vërshëllimave

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 21:39

    Është prishur qetësia te Arsenali.


    Të dielën mbrëma, Arsenali u përball me Crystal Palace.

    ‘Topçinjtë’ e nisën mirë duke shënuar dy gola të shpejtë, dhe u mendua se do të jetë natë feste. Por, deri në fund pranuan dy gola dhe në fund barazuar 2-2 dhe doli të jetë natë e paharrueshme, natë që ka prishur gjithçka te Arsenali.

    Gjithë vëmendjen e mori mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili nuk e priti mirë zëvendësimin dhe është përcjell me vërshëllima të shumta nga tifozët jashtë fushës së lojës, derisa i irrituar me veprimin e tyre – ai reagoi ashpër ndaj tifozëve, raporton Express.

    Ai i nervozuar përshëndeti paksa trajnerin, derisa me nervozizëm e hoqi fanellën.

    Natyrisht, gjithçka që ndodhi brenda pak sekondave në ‘Emirates’, e shtangu krejtësisht Emeryn, siç shihet edhe në videon më poshtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!