Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Kampionatin e Hapur Evropian të xhudos, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Për të arritur në finale, ai mposhti paraprakisht në gjysmëfinale rumunin Petru Pelivan.
Kosova fitoi edhe tri medalje të bronzta në këtë Kampionat.
Ishin Dardan Cena, Nora Gjakova, dhe Distria që fituan medaljen e bronztë.
Në këtë garë sportive, e cila është më e madhja e xhudos e mbajtur ndonjëherë në Kosovë, po marrin pjesë 26 shtete me mbi 40 xhudistë elitarë, nga të cilët 25 meshkuj dhe 15 femra.
Kosova po merr pjesë në këtë kampionat me dy xhudistë nga kategoria e meshkujve dhe dy nga kategoria e femrave, ndërsa shtetet e tjera kanë të drejtë pjesëmarrjeje vetëm me nga një xhudist e një xhudiste.
Në kategorinë e meshkujve nga Kosova po garojnë Akil Gjakova dhe Dardan Cena. Ndërsa nga kategoria e femrave, po marrin pjesë edhe dy kampionet olimpike kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.