×
  • Sport
  • Sport

    Alaba me fjalë të mëdha për Neymarin: Ishte duke derdhur lot, por gjeti kohë edhe për një buzëqeshje

    Reporteri
    29 Gusht 2020 | 15:51

    David Alaba ishte futbollisti i parë që ngushëlloi Neymarin pasi Bayerni e mposhti PSG-në në finale të Ligës së Kampionëve


    Përderisa të gjithë futbollistët e Bayernit kur dëgjuan vërshëllimën e fundit filluan të festonin, Alaba u ndalë te ylli brazilian për ta ngushëlluar, shkruan Reporteri.net

    Në një intervistë për Bild, mbrojtësi austriak ka treguar disa detaje nga momentet që kaloi me brazilianin.

    “Neymar ishte shumë emocional dhe i dëshpëruar me finalen e humbur. Është një futbollist që ka shumë presion mbi shpatulla, tifozët dhe klubi presin shumë prej tij, nuk mund të jetë ndryshe një nga më të mirët në botë,” ka thënë Alaba.

    “Më ka befasuar gjithmonë me lojën e tij, por edhe atë ditë pas finales. Ishte duke derdhur lot, por gjeti kohë edhe për një buzëqeshje.

    “Kjo është shumë e rëndësishme, të gjithë i dashurojmë lojtarët si Neymar,”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!