Së fundmi është raportuar se Eden Hazard ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor që do ta mbajë atë një muaj jashtë fushave të gjelbëra.
Sipas Diario AS, është raportuar se ai mund të mungojë tre deri në katër javë edhe pse në fillim nuk dukej diçka serioze, shkruan lajmi.net.
Belgu nuk mori pjesë në seancën stërvitore që u zhvillua gjatë ditës së djeshme dhe kësisoj menjëherë u raportua për një lëndim të mundshëm të tij.
Hazard ka filluar në katër nga gjashtë ndeshjet e fundit të Madridit, edhe pse në asnjërën prej tyre ai nuk i ka plotësuar 90 minutat e plota.
Hazard shënoi vetëm një gol në 22 paraqitje në sezonin e tij debutues në Spanjë, megjithëse Madridi përfundoi duke fituar titullin e tyre të parë të ligës në tre vjet e fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.