×
  • Sport
  • Sport

    Alarm te Fiorentina, 6 pjesëtarë të klubit rezultojnë pozitivë me Koronavirus

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 8:23

    Koronavirusi është shndërruar në një shqetësim të vërtetë për klubin e Fiorentinës në Itali, sepse pas tre futbollistëve si Cutrone, Vlahovic e Pezzella, që u prekën fillimisht, të tjerë pjesëtarë të klubit kanë rezultuar pozitivë së fundi.


    Ditën e sotme kryen ekzaminimet disa futbollistë dhe pjesëtarë të stafit të klubit vjollcë, sipas protokollit të sigurisë për rinisjen e stërvitjes dhe plot 6 prej tyre, tre prej të cilëve futbollistë, rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit.

    Lajmi u dha nga vetë klubi i Fiorentinës, që në komunikatë njoftoi se të gjithë të prekurit i janë nënshtruar menjëherë karantinës , ku do të qëndrojnë për dy javë, për të shmangur infektimin e pjesëtarëve të tjerë të klubit.

    Ky lajm vjen në një moment ku në Itali po bëhet një debat mjaft i madh nëse duhet të rifillojë futbolli apo jo dhe kryeministri Giuseppe Conte ka dhënë miratimin paraprak për nisjen e stërvitjes sipas një protokolli të rreptë, por nuk ka garantuar lejimin e zhvillimit të ndeshjeve

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!