Pas Blaise Matuidit, një tjetër futbollist nga Serie A konfirmohet me koronavirus.
Madje, ky është alarm edhe për dy futbollistët shqiptarë, Amir Rrahmani e Marash Kumbulla, pasi bashëlojtari i tyre, Mattia Zaccagni është diagnostifikuar me pandeminë “Covid 19”, përcjell GazetaBlic.
Kështu ka konfirmuar vet klubi nga “Marc’Antonio Bentegodi” përmes një komunikate në sajtin zyrtar.
Gjithashtu, Verona shton se futbollisti i tyre është në gjendje të mirë, ndërsa e gjithë skuadra do të kalojë në vet-izolim deri më 25 Mars.Më poshtë edhe komunikata:
“Hellas Verona FC komunikon se Mattia Zaccagni i është nënshtruar testeve mjekësore të cilat kanë treguar se është pozitivë ndaj Coronavirus-COVID-19. Futbollisti, pra si e gjithë skuadra, do të vazhdojë izolimin vullnetar në shtëpi deri më 25 mars, ku do të monitorohet. Zaccagni është në gjendje të mire ndërsa, ditët e fundit ai ka pasur vetëm disa linja ethe“ shkruan më tej klubi nga qyteti i dashurisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.