Albert Bunjaki është shprehur i gatshëm që të ndihmojë Kosovën, por thotë se kapitulli i tij te Kombëtarja A është i mbyllur
Ish-trajneri i Kosovës nuk ka udhëhequr asnjë klub që nga koha kur u largua nga Dardanët, shkruan Reporteri.net
Bunjaki në një intervistë të dhënë sot për KTV ka thënë se ka pasur oferta nga Turqia, por ai dëshiron që t’i ndihmojë vendit të tij, Kosovës.
“Unë kam qenë në oferta me disa klube të Superligës së Turqisë, nuk kam dashur të kthehem në Suedi edhe pse kam pasur mundësi shkaku i lidhjeve të shumta, dëshira ime ka qenë që të vazhdoj me projekte në Kosovë,” ka thënë Bunjaki.
“Unë jam i gatshëm t’i shërbej vendit tim. Kapitulli im te Kombëtarja A sigurisht është mbyllur dhe as që mendohet një gjë e tillë, por mund të ndihmoj në projekte tjera, në të cilat mund ta sheh të arsyeshme edhe Federata e Futbollit të Kosovës,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.