Është ende herët të flitet për këtë vend të ri në FFK-së, por kështu po qarkullojnë zërat.
A do ta shohim, Albert Bunjaku në një rol tjetër në FFK-së, dhe kështu “Korneri” ka marr vesh se ai shpejtë mund të merr një rol të rëndësishëm aty, shkruan ekskluzivisht Korneri.net
Ju kujtohet ndoshta kur Albert Bunjaku u largua nga përfaqësuesja e Kosovës pas ndeshjeve kualifikuese për botërorin 2018, kur pati thënë se një ditë do të kthehet në FFK-së, por në një rol të ri diçka më ndryshe, andaj duket se ngadalë po vije ajo ditë.
Ndoshta nuk është shumë afër që ky operacion apo ndryshim në stafin e përfaqësueses të finalizohet gjatë këtij viti, por kjo krejt varet nga ai që e mban këtë detyrë tash e sa kohë.
Fjala është për pozicionin e drejtorit teknik të cilin e mban Michael Ness, por i cili nuk paguhet fare nga FFK-së, siç edhe e dini të gjithë, ngase pagën ai e merr nga marrëveshja në mes FFK-së- Federatës Gjermane të Futbollit dhe Ministrisë së Sportit tek ne, pasi nështë person i cili edhe në të kaluarën ka punuar te shtetet në zhvillim.
Pra, sipas asaj që morëm vesh, këtë pozicion pritet ta merr Albert Bunjaku, dhe krejt varet edhe sa do t’ia besojnë punën gjermanit krerët e FFK-së, pasi edhe Ness ka kontratë si gjithë të tjerët. Sa ka qenë kryetar i FFK-së, i ndjeri Fadil Vokrri, kthimi i Bunjakut në çfarëdo roli brenda FFK-së, ka qenë i pamundur, por tashmë me Agim Ademin në krye, i hapet dera Bunjakut që të merr këtë pozitë në përfaqësuese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.