Albian Ajeti ka vazhduar me formën e lartë te skuadra e re, Celtic.
Futbollisti nga Kosova ka shënuar golin e katërt në pesë paraqitje në Premiership, duke ndarë pozitën e top-golashënuesit të ligës.
Të shtunën 23-vjeçari realizoi ndaj Livingstonit, në fitoren 3:2. Ajeti shënoi në minutën e 52-të.
Pos katër golave, Ajeti ka edhe një asistim në ligën kryesore të Skocisë, me Celticun që i prin tabelës.
Ajeti u transferua te Celticu këtë verë, duke nënshkruar kontratë katërvjeçare. Për të Celticu i pagoi West Hamit rreth pesë milionë euro.
Pesë ndeshje, 200 minuta, 4 gola dhe një asist – ai shënon gol çdo 40 minuta, statistika thjesht mbresëlënëse.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.