×
  • Sport
  • Sport

    Albin Berisha pasi realizoi golin e fitores për Petrolul: Ndihem i lumtur, faleminderit për përkrahjen

    Reporteri
    06 Maj 2024 | 15:24

    Petrolul fitoi dje me rezultatin 2:1 ndaj Otelul, me golin e shënuar nga Albin Berisha.Sulmuesi kosovar, Albin Berisha realizoi gol në minutat e fundit për të siguruar fitoren e rëndësishme për ekipin e tij, shkruan LIG Sport.

    Berisha tha se ndihet shumë i lumtur me këtë gol, pasi po ndihmon ekipin drejt objektivit.

    “Tjetër gol për Petrolul. Shumë i lumtur që me golin e shënuar dje, arritëm fitoren e radhës të rëndësishme drejt objektivit tonë në Superligën e Rumanisë.Faleminderit të gjithëve për përkrahjen e vazhdueshme”, shkruan Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!