×
  • Sport
  • Sport

    Kurti barazimin ndaj Greqisë e quan të rëndësishëm, pret fitore ndaj Spanjës

    Reporteri
    05 Shtator 2021 | 23:49

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte prezent sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta shikuar ndeshjen Kosovë – Greqi, e cila ishte e vlefshme për kualifikime të Kupës së Botës 2022, e që përfundoi me barazimin 1:1.


    Vedat Muriqi shënoi në minutat e fundit të ndeshjes, për ta shpëtuar Kosovën nga humbja.

    Kurti tha se angazhimi i lojtarëve na dha gëzimin e fitores, pavarësisht se barazuam sonte.

    Ja reagimi i plotë i Kurtit në Instagram:

    Sonte ishim nikoqir të Greqisë. Në një lojë të dy pjesëve, të dyja herët vazhdimi shtesë, madje minuti i fundit aty, ishte përcaktues.

    Angazhimi i palodhshëm i lojtarëve tonë mori epilog krejt në fund, për të na dhënë gëzimin e fitores në një barazim të rëndësishëm. Të mërkurën kundër Spanjës, le ta fillojmë aty ku e lëmë sonte.

     

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!