×
  • Sport
  • Sport

    Aliti konfirmon interesimin nga Serie A dhe Superliga e Turqisë: Në verë gati për hapin e radhës

    Reporteri
    22 Prill 2020 | 22:52

    Fidan Aliti ka qenë i ftuari i radhës në faqen zyrtare të Telegrafi Sport.


    Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës ka folur rreth karrierës së tij, ku në vitin e tij të parë me Kalmarin ka shkëlqyer.

    Aliti është përfolur edhe për një transferim të mundshëm në Serie A, ose në Superligën e Turqisë.

    Se ka pasur interesime nga këto dy kampionate e ka konfirmuar vet mbrojtësi qendror për Telegrafin në Instagram.

    “Është e vërtetë që ka pasur interesime në janar, por vendosa të qëndroj në Kalmar”.

    “Ka pasur interesime nga Superliga e Turqisë, por edhe nga një klub i Serie A. A ishte Atalanta? Jo, jo nuk ka qenë Atalanta, ka qenë një skuadër tjetër, por në fund nuk ishte oferta e duhur”, deklaroi Aliti për Telegrafin.

    26-vjeçari megjithatë thotë se është i gatshëm të largohet në verë nga Kalmari, nëse vije një ofertë e mirë për të dhe klubin.

    “Unë tani jam 26-vjeçar dhe duhet të mendoj mirë para se të bëjë një hap të radhës”.

    “Jam gati për tu larguar në verë, por duhet të vije oferta e duhur si për mua ashtu edhe për Kalmarin”, u shpreh mbrojtësi kosovar.

    Aliti në 33 ndeshje sa ka zhvilluar me skuadrën suedeze në vitin e tij të parë ka shkëlqyer me katër gola e katër asistime.

    Ai e ka vlerësuar periudhën te Kalmari si më të mirën në karrierën e tij në aspektin individual.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!