×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Aliti: Secili që zgjohet nesër në mëngjes duhet të jetë pozitiv, kemi tjetër finale në mars

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 23:25

    Fidan Aliti, qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, ka thënë se janë të zhgënjyer që humbën shansin për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian përmes kualifikimeve të rregullta.


    Por, siç ka thënë ai, të gjithë shqiptarët duhet të mendojnë pozitivisht sepse ëndrra vazhdon për Kosovën.

    Çekia e mposhti 2-1 Kosovën dhe u kualifikua në Kampionatin Evropian.

    “Përkrahja e tifozëve ka qenë fantastike, faleminderit prej tyre që na kanë mbështetur, faleminderit nga zemra edhe atyre nga shtëpitë që na kanë mbështetur”, u shpreh Aliti.

    “Kemi dhënë 100%, duhet të jemi realist, Çekia ishte më e fort, është ekip me kualitet, e treguan vetën, bën lojë të mirë, derisa ne nuk bëmë lojën që dimë të bëjmë”. “Jemi të mërzitur, kemi humbur ndeshjen, s’mund të komentojë për golat apo mënyrën se si i pranuam. Të gjithë jemi të mërzitur, sepse të gjithë shqiptarët e kanë pritur. Por, çdonjëri që qohet nesër në mëngjes, duhet të mendojë pozitivisht sepse kemi të tjera finale në mars”.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!