×
  • Sport
  • Sport

    Allegri dëshiron rikthimin e Pjanicit te Juventusi

    Reporteri
    18 Korrik 2021 | 18:10

    Massimiliano Allegri thuhet se shpreson ta rikthejë mesfushorin Miralem Pjanic përsëri në Juventus si transferim falas nga Barcelona.


    Pjanic u transferua te katalunasit verën e kaluar, duke u shkëmbyer me Arthur Melon, por boshnjaku ka luftuar për të bindur në Camp Nou dhe Barça thuhet se i ka ofruar të zgjidhë kontratën e tij dhe ta lejojë atë të largohet si lojtar i lirë.

    Sipas gazetës Mundo Deportivo, trajneri i Bianconerëve e ka bërë Pjanicin njërin nga objektivat e tij në tregun e transferimeve dhe spanjolli beson se mesfushori mund të kthehet në Torino.

    Reprezentuesi 31-vjeçar i Bosnjë-Hercegovinës luajti 178 ndeshje me Zonjën e Vjetër para se të transferohej në Spanjë dhe u paraqit 30 herë për Blaugranat në sezonin 2020-21.

    Marrëveshja e Pjanicit me Barcelonën skadon në qershor të vitit 2024 dhe gjigantët e La Liga shpresojnë të heqin barrën financiare të pagës së tij.

    Roma ishte e lidhur me lojtarin, por thuhet se janë tërhequr nga gara për ta rikthyer boshnjakun përsëri në Olimpico.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!