Massimiliano Allegri ka konfrimuar largimin e Cristiano Ronaldos.
Ronaldo largohet nga Juventusi pas tre sezoneve të kaluara në Itali.
Lajmin për largimin e futbollistit e ka konfirmuar trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri në konferencën para ndeshjes ndaj Empolit.
“Ronaldo më tha dje se dëshiron të largohej menjëherë, është e vërtetë dhe e konfirmuar. Kjo është arsyeja pse ai nuk ishte në stërvitje sot, ai nuk është në dispozicion për ndeshjen ndaj Empolit”, tha fillimisht ai.
“Unë nuk jam i dëshpëruar me të, ai dëshiron të largohet nga Juventusi dhe është zgjidhja e tij, ai do të shikojë ekip të re për të pas tri viteve këtu. Është pjesë e jetës”, përfundoi Massimiliano Allegri.
Në ndërkohë portugezi duket afër transferimit te Man City për një shumë rreth 30 milionë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.