Real Madridi nuk po gëzon formë të mirë këtë sezon krahasuar me vitet e kaluara. Prandaj, galaktikët janë në kërkim të një trajneri të ri, shkruan Reporteri.net.
Ndër emrat më të përfolur për ta zënë vendin e francezit Zinedine Zidane në afatin kalimtar të verës është Massimilano Allegri, ish-trajner i klubit italian Juventus.
E ardhmja e trajnerit francez në Los Blancos duket e pa sigurt, siç raportojnë mediat në Spanjë, të cilat shkruajnë se ai do të zëvendësohet në fund të këtij sezoni.
Cadena SER raporton që ish sulmuesi Raul Gonzalez, i cili për momentin është trajner i Real Madrid Castilla, po ashtu shihet si një pasues i tij, por opsion i dytë raportohet që është Allegri.
Media ka shkruar se disa anëtarë të bordit të Los Blancos dëshirojnë trajner më përvojë dhe Allegri konsiderohet një fitues, si dhe trajner me aftësi të menaxhimit të klubit madrilen në situata të presionit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.