Milot Rashica ishte pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, por pasi nuk mori ftesë për EURO 2016 ai më pas vendosi që të kalonte te Kosova
Ylli nga Vushtrria po shkëlqen në Bundesligë ku është lojtari kryesor i Werderit, derisa në Shqipëri ai shpesh herë bëhet temë nga mediat pasi vendosi të luante për ‘Dardanët’, shkruan Reporteri.net
Altin Lala që është menaxheri i Rashicës në intervistën e fundit ka thënë që vushtrriasi u largua nga Shqipëria pasi nuk mori ftesë për EURO 2016.
“Rashica te Kosova? Ai u largua nga Shqipëria sepse nuk e morën ën Europian. Ai do të kishte qëndruar nëse e merrnin. Mendoj se ishte logjike që ai të kalonte te Kosova, pasi aty është vendi ku ka lindur. Futbollistët nuk e mohojnë që janë shqiptarë, por vendosin të luajnë për Zvicrën ose Kosovën, nuk ka ndonjë të keqe, aty e shohin më mirë ata. Ne i futemi politikës dhe pse nuk marrim vesh,” ka thënë Lala për Supersport.
“Kosova ka shance shumë të mira të kualifikohet në Europian. Kanë bërë ndeshje shumë të mira dhe kanë kualitete të fitojnë të dyja ndeshjet. Nuk e di si do të jetë gjendja fizike e lojtarëve,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.