×
  • Sport
  • Sport

    Amaneti i babait të gazetarit maqedon shkon në vend, Mourinho mban fjalën dhe realizon foton me Igor Aleksandrovic

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 10:47

    Jose Mourinho ka realizuar një fotografi me Igor Aleksandrovic, i cili e emocionoi portugezin dje gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Shkëndijen e Tetovës


    Aleksandrovic gjatë konferencës së djeshme i ka thënë Mourinhos se babai i tij, i cili nuk jeton më ishte një fans i flaktë i ‘Special One’, shkruan Reporteri.net

    “Përshëndetje trajner, kjo është mundësi unike që unë t’ju bëj dy pyetje dhe t’ju kërkoj një favor. Unë duhet të të pyes diçka në emër të babait tim. Ai nuk jeton më,” ka thënë gazetari maqedon dje në konferencë për shtyp.

    “Një nga rastet kur ishte shumë i sëmurë më tha nëse kam ndonjë rast të të shoh, duhet të të kërkoj një fotografi me ty – pasi ai kishte respekt të madh për ju.

    “Nëse më lejoni një fotografi me ju, unë do ta fus në kornizë dhe do ta vendos në vendin e tij të përjetshëm të prehjes. Nëse ndeshja shkon mirë për ju dhe ekipin tuaj, a do të më lejoni ta bëj?,” e pyeti gazetari.

    Portugezi, para se të përgjigjej në dy pyetjet e lidhura me futbollin tha:

    “Faleminderit shumë. Fotografia nuk kanë asnjë lidhje me rezultatin.

    “Fotografia do të është e kryer, do ta bëjmë. Mund të na takoni para ndeshjes, ose ndoshta në hotel është më e lehtë. Nëse bëhet pas ndeshjes, pas ndeshjes. Nuk ka asnjë lidhje me rezultatin”.

    “Kënaqësia ime do të jetë të bëj fotografi me ty. Është nder për mua që babai juaj kishte respekt kaq të madh për mua. Nuk e meritoj këtë,”.

    Dhe tani Mourinho ka mbajtur fjalën duke realizuar fotografinë me gazetarin maqedon në hotel.

    Fotografia e realizuar është publikuar edhe në faqen zyrtare të Tottenhamit në Twitter.

    Ky veprim nga Mourinho është pëlqyer shumë nga fansat e futbollit.

    Ndryshe, ndeshja Shkëndija – Tottenham luhet sonte me fillim nga ora 20:00. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!