×
  • Sport
  • Sport

    Amir Rrahmani: Humbje turpëruese, po na mungon goli

    Reporteri
    07 Shtator 2024 | 8:17

    Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është shprehur i zhgënjyer pas humbjes 0-3 nga nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kombeve.

    “E vërtetë, rezultati e thotë. 0:3 është turpëruese në shtëpi. Askush nuk ka fol në dhomën e zhveshjes sepse askush nuk e ka pritë. S’është e lehtë as për ne. E marrë përgjegjësinë për këtë humbje, duhet ndryshime brenda fushës sepse nuk është e mundur që ta luajmë këtë lojë dhe të humbim 0:3”, ka thënë Rrahmani.

    Ai mendon se është e pashpjegueshme për mënyrën si po luajnë lojtarët e Kombëtares sonë në fushë. Rrahamni thotë se skuadrës sonë po i mungon goli.

    “Siç po luajmë në fushë është e pashpjegueshme sepse kemi lojtarë që e bëjnë diferencën. Po mungon goli dhe po pranojmë gola të lehtë. Në tre ndeshje me Rumaninë nuk kemi shënuar asnjë gol, nuk e di ku është problemi. Po kemi shumë ndryshime në formacion, kjo gjithashtu ndikon në lojën dhe integrimin në fushë të lojtarëve”, ka theksuar Rrahmani për RTK-në.

    Kosova ndeshjen e radhës e luan pas tri ditësh në udhëtim tek Qipro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!