×
  • Sport
  • Sport / Video

    Amir Rrahmani para ndeshjes me Qipron: Vetëm fitorja na kryen punë

    Reporteri
    08 Shtator 2024 | 18:04

    Kombëtarja e Kosovës nesër zhvillon ndeshjen e dytë në UEFA Nations League si mysafir kundër Qipros.

    Kapiteni Amir Rrahmani dhe trajneri Franco Foda u paraqiten në konferncë për media.

    Rrahmani tha se se Kosovës vetëm fitorja nesër i kryen punë, shkruan Reporteri.net.

    “Ndeshja e nesërme është e rëndësishme për ecurinë tonë për shkak që na jep shans dhe shpresa për kualifikim deri në fund. Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe vetëm fitorja na kryen punë”, u shpreh Amir Rrahmani.

    Kurse trajneri Foda tha se kanë analizuar ndeshjet e Qipros, dhe se është ekip i fortë.

    “Kemi analizuar ndeshjet, edhe fitoren e fundit ndaj Lituanisë, është një ekip i fortë. Ka lojtarë të mirë dhe të fortë, do të shohim se çka do sjellë ndeshja“, tha Foda.

    Kujtojmë që ndeshjen e parë, Kosova u mposht në shtëpi ndaj Rumanisë me rezultatin e thellë 0:3

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!