Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, i është bashkuar skuadrës së vet të re, Napolit, për përgatitjet parasezonale dhe ndeshjet miqësore të këtij muaji.
Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, i ka mbledhur djelmoshat e vet për kampion parasezonal në Abruzzo, pjesë e të cilit është edhe kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani, raporton Gazeta Express.
Qendërmbrojtësi prishtinas Rrahmani nënshkroi marrëveshje me Napolin në janar, pasi gjiganti i Serie A i pagoi 9.5 milionë euro për ta blerë atë nga Verona.
Por Napoli e la 26-vjeçarin të qëndrojë te Verona në huazim deri në përfundim të sezonit 2019/20 dhe tani pas përfundimit të tij, kosovari i është bashkuar shokëve të rinj në Sao Paolo.
Napoli do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë kampit stërvitor më 28 gusht dhe më 4 shtator.
Skuadra e plotë e Napolit për dy ndeshjet miqësore:
Portierë: Ospina, Meret, Contini, Daniele
Mbrojtës: Di Lorenzo, Hysaj, Malcuit, Manolas, Ghoulam, Koulibaly, Maksimovic, Mario Rui, Amir Rrahmani, Luperto
Mesfushorë: Allan, Demme, Elmas, Lobotka, Fabian Ruiz, Zielinski, Gaetano, Machach
Sulmues: Insigne, Politano, Llorente, Lozano, Mertens, Milik, Osimhen, Ounas, Younes, Bifulco, Ciciretti, Tutino.
📃 I convocati in partenza per Castel di Sangro
👉 https://t.co/LQopcq0QZA#SSCNSummer20 #Abruzzo20
💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/KoOZMDlO5f— Official SSC Napoli (@sscnapoli) August 24, 2020
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.