Amir Rrahmani e kaloi një sezon fantastik me Napolin.
Ylli kosovar u shpall kampion i Italisë për herë të dytë me napolitanët, ndërsa shfaqi stabilitet dhe siguri në zemër të mbrojtjes së ekipit të Antonio Contes.
Dhe, këto paraqitje të përfaqësuesit kosovar kanë nisur të vlerësohen nga ata që merren me analiza dhe statistika.
Në fakt, ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe i Veronës është zgjedhur mbrojtësi më i mirë i vitit në Serie A sipas institutit për analiza në futboll – “CIES”.
Një tjetër e arritur e qendërmbrojtësit stabil është se ai në këtë renditje ka përfunduar në vendin e katërt në botë, ndërsa është i vetmi nga kampionati italian që e sheh veten në Top-5.
Gjithnjë sipas këtij instituti, për ta vlerësuar 31 vjeçarin janë marrë parasysh loja në ajër, ndërhyrjet në fushë, saktësia në pasime, kontrollimi i topit, krijimi i rasteve dhe përfundimi i aksioneve.
Para Rrahmanit kanë përfunduar Virgil van Dijk i Liverpoolit, Aurelien Tchouameni i Real Madridit dhe William Saliba i Arsenalit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.