Arsim Prepolli, analist i futbollit vendor ka thënë se nuk duhet të mendojmë në asnjë moment që Anglia do të bëjë tolerime në ndeshjen e fundit kundër Kosovës
Kosova po ëndërron një kualifikim në Kampionat Evropina nëpërmjet ndeshjeve kualifikuese të Euro 2020, raporton Reporteri.net
Kosova është në vendin e tretë me 11 pikë, një më pak se Çekia që ka 12 pikë, ndërsa ndeshja tjetër është vendimtare pasi këto dy kombëtare takohen ndërmjet vete.
Në rast të humbjes Kosova shuan shpresat për kualifikim, ndërsa nëse fiton, në ndeshjen e fundit kundër Anglisë i nevojiten vetëm një pikë. Kosovarët shpresojnë që ‘Tre Luanët’ mund të na lëshojnë lojën.
Por, i këtij mendimi nuk është edhe analisti i njohur, Arsim Prepolli, i cili me anë të një postimi të bërë në Facebook ka thënë se nëse mendojmë që Anglia do të na lëshon lojën atëherë e kemi shumë gabim.
Ky është postimi i tij i bërë në Facebook.
“I shoh do komente ne qofse e mujm Çekin na leshon lojen Anglia se gjynah,ne qofse mendojme keshtu ateher pa dal ne fushe e kemi humb ndeshjen se gjynah,leni gjynahet popull se per gjynah jemi qe 100 vjet.Forca KOSOVA,” shkruan Prepolli në Facebook./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.