×
  • Sport
  • Sport

    Ancelotti: Benzema është qendërsulmuesi më i mirë i këtij futbolli

    Reporteri
    11 Prill 2022 | 15:32

    Në një konferencë për shtyp, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti sërish e ka përgëzuar sulmuesin e kësaj skuadre, Karim Benzema, përcjell Reporteri.net. 

    Tekniku italian ka thënë se përveç se është shumë i mirë si qendërsulmues, ku e sheh si më të mirin, ai shton se Benzema është përmirësuar edhe në nivel lidershipi.

    E, nesër Real Madrid do të përballet me skuadrën angeze, Chelsea, në ndeshjen kthyese në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku për Benzema, Ancelotti thotë se është gjithmonë i gjallë në lojën e skuadrës.

    “Benzema është përmirësuar në shumë në nivelin e lidershpit këto vite, ndihet gjithnjë e më shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe e ka ruajtur atë personalitet i cili e ka përshkuar gjithmonë. Për momentin është qendërsulmuesi më i mirë i këtij futbolli, një futboll që po evoluon dhe që po ua dikton lojtarëve t’i mbulojnë disa pozita dhe që t’i përshtaten mënyrës së re të lojës. Benzema shënon dhe mbi të gjithë merr pjesë dhe është gjithmonë i gjallë në lojën e skuadrës. Prezenca e tij ndër të tjera i ndihmon të rinjtë për t’u rritur, siç ndodh me Vinicius”, u shpreh Ancelotti në konferencë për shtyp.

    Vetëm në dy ndeshjet e fundit në Ligë të Kampionëve ylli francez ka shënuar gjashtë gola.

    Benzema shënoi hat-trick ndaj PSG-së në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve si dhe ndaj Chelsea në çerek finale.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!