Liverpooli u mposht nga Napoli me rezultat 2-0 në një ndeshje që la polemika pas vetes për shkak të penalltisë së dyshimtë që Mertens e fitoi.
Fernando Llorente shënoi golin tjetër në minutën e 92-të të ndeshjes dhe kështu ndodhi ashtu si vitin e kaluar, Liverpooli e nisi me humbje, shkruan Reporteri.net
Pas ndeshjes, Klopp dhe Ancelotti ia zgjatën dorën njëri-tjetrit dhe shkëmbyen disa fjalë mes vete.
I pyetur nga gazetarët se çka i tha Kloppit në vesh, Ancelotti dha një përgjigje interesante.
“Mos u brengos, nëse humbet në Napoli, atëherë ju përfundoni duke e fituar Ligën e Kampionëve”, ka thënë Ancelotti me shaka.
Kujtojmë që edhe vitin e kaluar Liverpool ishte mposhtur nga Napoli, por më pas përfundoi duke e fituar trofeun në fund./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.