×
  • Sport
  • Sport

    Ancelotti në rrjetën e financës, tatimet i bllokojnë rrogën

    Reporteri
    25 Korrik 2021 | 11:27

    Sipas asaj që raportohet, organi tatitmor në Madrid, ka prezantuar një denoncim kundër italianit, që përpara se të rikthehej në Spanjë, për një evazion fiskal të dyshuar prej më shumë se një milion euro, që lidhet me dyvjecarin 2014-2015, kur Ancelotti drejtonte Real.


    Trajneri i Realit të Madridit Carlo Anceloti është bërë “viktimë“ e sistemit tatimor në Spanjë. Kjo është hera e tij e dytë që drejton klubin e Realit të Madridit, por mesa duket llogaritë e tij në edicionin 2014/2015 kanë mbetur të hapura.

    Tatimet i kanë bllokuar 1.4 milionë € nga paga trajnerit italian. Vendimi është marrë si garanci për një borxh tatimor, që trajneri Ancelotti e ka nga periudha e parë.

    Ancelotti ka pranuar në fakt se ishte këshilluar keq në vitin fiskal 2014, por mohoi akuzat që lidhen me vitin 2015 dhe negociatat janë duke u zhvilluar për të zgjidhur mosmarrëveshjen.

    Sipas asaj që raportohet, organi tatitmor në Madrid ka prezantuar një denoncim kundër italianit, që në kohën kur ai drejtonte Everton, për një evasion fiskal të dyshuar prej më shumë se një milion euro (saktësisht 1.062.079) që lidhet me dyvjecarin 2014-2015, kur Ancelotti drejtonte Real.

    Akuzat janë të ashpra e kanë lidhje me shpërblimet e marrë si trajner, por kryesisht me ato që lidhen me të drejtën e imazhit. Sipas hetuesve, Ancelotti ka përdorur një rrjet kompleks për të fshehur një pjesë të të ardhurave të tij nga agjensia e hyrjeve spanjolle.

    Tekniku nga Reggiolo është vetëm i fundit nga personazhet e njohur të futbollit iberik përfunduar nën lenten zmadhuese të tatimeve. Rastet më të njohura kanë qenë ato të Messi e Cristiano Ronaldo, të dënuar respektivisht 21 e 23 muaj burg e me pagesën e gjobave milionëshe.

    Lista në fakt është e gjatë dhe përfshin edhe emra si José Mourinho, Radamel Falcao, Alexis Sanchez, Diego Costa, Javier Mascherano, Marcelo, Angel Di Maria, James Rodriguez, Mesut Ozil e shumë të tjerë. Në rastet më të shumta, procedurat janë mbyllur me një pakt për pagesën e një kuote.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!