Carlo Ancelotti ka zbuluar emrat e futbollistëve më të mirë me të cilët ai ka punuar si trajner.
Në listën prej pesë futbollistëve më të mirë me të cilët ka punuar, italiani zgjodhi dyshen e tanishme të Real Madridit, Vinicius Jr e Karim Benzema, legjendën braziliane Ronaldo, Cristiano Ronaldon, si dhe Zlatan Ibrahimovicin.
“Do të përmend Ronaldon, Cristiano Ronaldon, Ibrahimovicin, Benzeman dhe Viniciusin. Ka shumë prej tyre”, tha Ancelotti shfaqjen televizive italiane “Che Tempo Fa”.
Ancelotti përmendi edhe tre emra, që sipas tij, kanë qenë futbollistët me të mirë me të cilët ka luajtur.
“Nga periudha kur kam qenë lojtar, duhet të përmend van Basten, Baresin dhe Maldinin”, deklaroi trajneri i Real Madridit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.