Andin Lokaj nuk është aspak i impresionuar me kontributin e superyjeve të futbollit botëror në krizën shëndetësore.
Koronavirusi ka paralizuar futbollin evropian dhe vetëm mund të imagjinohet thellësia e krizës financiare, pasojat e të cilës do të jenë prezente edhe për shumë vite.
Emra si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo thuhet se kontribuan paksa duke dhuruar donacione modeste për të prekurit dhe stafin shëndetësorë.
Nëse mund ta quajmë “modeste” donacionin prej një milion eurove të Messit, por kur e mendojmë thellë edhe është modest pasi ai atë shumë parash e fiton çdo javë – literalisht, Messi çdo javë i merr nga një milion euro, zonja dhe zotërinj.
E mendojmë çdo shtatë ditë, domethënë, sa herë bëhen shtatë ditë, atij i shkojnë një milion euro në konto – sa për ta nënvizuar si duhet çështjen.
E duke llogaritur këtë, opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj nuk i ka kursyer aspak kritikat, sidomos për argjentinasin.
“Topi është i shenjtë. Shumë mendojnë që futbolli ka fillu prej Peles, bile edhe Pele na ka lodhë se mediat prapa i ka pasë,” ka thënë Lokaj për Redaksinë.
“Krejt Brazili e din që Garincha u konë ma i mirë se Pele. Futbolli ia nisë prej Johan Krojfit, kalon te Maradona, vazhdon me Ronaldon e vjetër brazilianin, vjen Zidane dhe pastaj Ronaldinho.
“Nejse, Krojfi ka dekë, po perveç më të mirit të të gjitha kohëve që i dha 1 milion askush nuk dha sen.
“Por, apet e kisha burgos. Pse? Se Barcelona e ka shnosh kur u konë smutë si i vogël, ai duhet me kujtu atë sen. Pra ma shumë se një rrogë 1 milion. Po flas për Messin se është jashtëtokësor, më besoni, Ronaldo është limonadë për të.”