Kombëtarja e Kosovës të dielën do të luajë me Suedinë në Doha të Katarit, me fillim nga ora 15:45 [sipas kohës tonë lokale]
Për Anel Rashkajn kjo mund të jetë një sfidë pak me e veçantë pasi do të luajë kundër shtetit në të cilën e ka zhvilluar karrierën futbollistike, raporton Reporteri.net
“E njoh Anel Rashkajn. Unë isha trajner i tij te Halmstad në fillimet e karrierës së tij. Një futbollist shumë i mirë dhe një person i shkëlqyeshëm,” ka thënë Andersson.
Tani, Reporteri ka kontaktuar edhe Rashkajn, i cili poashtu ka fjalë të mira për trajnerin e Suedisë, Janne Anderssonin, me të cilin ka punuar në kohën kur prizrenasi ishte pjesë e Halmstad.
“Ka qenë trajneri im i parë në nivelin profesional dhe kemi pasur raporte shumë të mira. Kam mësuar shumë nga Janne Andersson dhe tani ai është duke arritur rezultate të shkëlqyeshme me Suedinë dhe më vjen mirë që ka arritur në këtë nivel,” ka thënë Rashkaj.
“Ai është një trajner shumë i mirë, i cili e komponon mjaftë mirë skuadrën dhe kjo mund të vërehet edhe në fushë,”.
Sa i përket ndeshjes së nesërme Aneli thotë se pret një paraqitje të mira sidomos nga lotjarët e rinj të cilët do të fitojnë përvojë.
“Presim të paraqitemi sa më mirë, ky është qëllimi që lojtarët e rinj të marrin përvojë shumë të mirë, e cila do t’i nevojiten më pas për të ardhmen e tyre,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.