×
  • Sport
  • Sport

    Anel Rashkaj: Në Mal të Zi e Bullgari shkojmë për fitore

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 19:13

    Mesfushori Anel Rashkaj në një konferencë për media katër ditë para sfidës me Malin e Zi dhe shtatë ditë para sfidës me Bullgarinë, është shprehur optimist se do fitojnë.


    “Nëse marrim parasysh ndeshjet e kaluara, duhet të jemi optimistë sepse ishin ndeshje mjaft të mira. Kundër Bullgarisë ishte ndeshje shumë e mirë, edhe pse munguan tri pikë. Nëse marrim parasysh ato paraqitje, duhet të jemi optimistë”, ka thënë mesfushori Rashkaj në një konferencë për media të hënën, shkruan Reporteri.net.

    Rashkaj, ka deklaruar se është kënaqësi për të që është pjesë e grupit.

    “Ka disa lojtarë të ri që nuk kanë qenë në kohën kur unë kam luajtur për përfaqësuesen. Kualiteti është më i lartë tash dhe shumicën e lojtarëve i njoh edhe më herët pasi i kam përcjellë të gjitha ndeshjet. Më kanë prit shumë mire. Jo veç që janë futbollistë të mirë, por edhe karakteri i tyre është shumë i forte”, ka deklaruar Rashkaj.

    Kujtojmë se trajneri Bernard Challandes ka thënë se e ka ftuar Rashkajn pasi ka qenë i kënaqur me lojërat e fundit që ka treguar ai.

    “Në fund kam ftuar edhe Anel Rashkaj, e kam vëzhguar për disa ndeshje. Nuk është lojtar i ri, po për këtë grup, ama ai ka luajtur tashmë për Kosovës. E kam vëzhguar për disa ndeshje dhe kam qenë shumë i lumtur me atë çka ka treguar. Ka pasur disa paraqitje të mira dhe për atë arsye kam vendosur ta ftojë”, ka pohuar trajneri i “Dardanëve”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!