×
  • Sport
  • Sport

    Anglia rezervon hotelin e njohur në Prishtinë për ndeshjen ndaj Kosovës

    Reporteri
    01 Prill 2019 | 21:10

    Edhe pse janë edhe 7 muaj deri te ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, zyrtarët e Federatës së Futbollit të Anglisë kanë rezervuar hotelin që tani.


    Anglezët do të akomodohen në hotelin “Emerald” që posedon 72 dhoma dhe gjatë 2 ditëve qëndrimi, ata nuk e duan asnjë musafirë tjetër në këtë hotel, transmeton Express.

    Nëse kjo realizohet, atëherë, Kombëtarja e Kosovës duhet të kërkojë hotel tjetër për të qëndruar para ndeshjes me Anglinë.

    Kosova do të tentojë që deri në nëntor, të shkruajë histori dhe të sigurojë vendin e dytë në Grupin A, duke mos lënë asgjë për ndeshjen e fundit me “Tre Luanët” pasi do të ishte e vështirë për të nxjerrë rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit kundër tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!