×
  • Sport
  • Sport

    Anglia tregohet e pamëshirshme ndaj Ukrainës, kalon në gjysmëfinale

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 23:13

    Kombëtarja e Anglisë ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Ukrainës në çerekfinale të Euro 2020, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.


    Tre Luanët janë treguar larg më të mirë dhe bindës sesa ukrainasit në takimin e zhvilluar në Olimpico të Romës, ku morën edhe një fitore të madhe.

    Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Anglisë, ku përveç rasteve të krijuara, arritën të shënojnë edhe një gol.

    Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e katërt dhe ishte Harry Kane, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Raheem Sterling.

    Në pjesën e dytë, ekipi i Gareth Southgate hyri më furishëm dhe ishte shumë më i kompletuar duke shënuar edhe tri gola tjerë.

    Dy golat e parë erdhën brenda pesë minutave me anë të Harry Maguire (46’), i cili shënoi me kokë për 2-0, ndërsa Kane (50’) shënoi për 3-0, ku në të dy rastet asistues ishte mbrojtësi Luke Shaw.

    Anglia nuk i ndali rastet dhe sulmet me këto dy gola, pasi vazhdoi të krijoi derisa gjeti edhe golin e katërt.

    Ishte mesfushori i inkuadruar në pjesën e dytë, Jordan Henderson (63’), i cili shënoi me kokë për 4-0 pas asistimit të Mason Mount.

    Deri në fund të ndeshjes, Southgate bëri shumë ndryshime duke mos rrezikuar titullarët, ndërsa edhe pse rastet nuk munguan, rrjetat nuk u tunden më dhe Anglia fitoi me rezultat 4-0.

    Pas kësaj fitore, Anglia siguron kalimin në gjysmëfinalen e Euro 2020, ku do të përballet me Danimarkën, e cila mposhti 2-1 Çekinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!