×
  • Sport
  • Sport

    Ansu Fati me gol spektakolar futet në historinë e Spanjës

    Reporteri
    07 Shtator 2020 | 8:20

    Spanja ka vendosur t’i japë një fytyrë të re Kombëtares, teksa në listën e lojtarëve vihen re shumë emra të rinj, ndër të cilët edhe një 17-vjeçar si Ansu Fati.


    Sulmuesi i talentuar e ka treguar në fushën e lojës se besimi i treguar ndaj tij është i merituar. Një gol spektakolar i shënuar në mbrëmjen e djeshme në sfidën kundër Ukrainës e ka futur në historinë e Kombëtares spanjolle.

    Prodhimi i akademisë së Barcelonës ka treguar potencialin e tij dhe tashmë vendos një rekord të ri në librin e historisë së andaluzianëve.

    Ansu Fati bëhet lojtari më i ri që shënon gol me fanellën e Kombëtares së Spanjës. Vetëm 17 vjeç është mosha e tij, me shumë vite të tjera që e presin përpara për të shkruar histori dhe për të vendosur rekorde të tjera.

    Ndryshe, ‘Stuhia e Kuqe’ triumfoi 4:0 ndaj ukrainasve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!