×
  • Sport
  • Sport

    Ansu Fati po shkëlqen me Barçën si 17 vjeç: Ku luanin lojtarët më të mëdhenj të futbollit në moshën e tij?

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 15:27

    Ka luajtur me Barcelonën në 6 ndeshje të La Ligas në në këtë sezon, madje ka shënuar edhe dy gola, në fitoren 5-2 me Valencian dhe barazimin 2-2 në fushën e Osasunas.


    Referenca është për sulmuesin e ri të Barcelonës, Ansu Fati, i cili këtë të enjte feston 17-vjetorin e lindjes.

    Sulmuesi i formuar në La Massia, konsiderohet një nga talentët me premtues të futbollit dhe statistikat në muajt e parë në radhët e Barcelonës (në ekipin e parë) nuk lënë vend për dyshime.

    Po ku luanin disa nga futbollistët më të mirë të historisë së futbollit kur ishin në moshën e tij?

    Lionel Messi ishte 17 vjeç kur debutoi në një ndeshje zyrtare me fanellën e Barcelonës, pikërisht në derbi me Espanyolin.

    Në këtë moshë, Ronaldo “Fenomeni” fitonte Kupën e Botës me Brazilin në “USA 1994”.

    Kur Maradona mbushi 17 vjeç, kishte dy vite se që luante në Primera División në Argjentinë.

    Kur i madhi Pelé festoi 17-vjetorin, kishte një vit që i ishte bashkuar ekipit të parë të Santosit.

    Vetëm një muaj pasi kishte mbushur 17 vjeç, Cristiano Ronaldo debutoi me ekipin e parë të Sportingut të Lisbonës.

    17 vjeç ka qenë edhe legjenda holandeze, Johan Cruyff, kur luajti ndeshjen e tij të parë me fanellën e Ajaxit.

    Një ditë para se të mbushtë 17 vjeç Zidane debutoi me ekipin e parë të Cannes.

    Kur Andres Iniesta fiku qirinjtë e ditëlindjes së 17-të, kishte vetëm tre muaj që stërvitej me ekipin e parë të Barcelonës.

    17 vjeç ishte edhe Fernando Torres kur debutoi tek Atletico e Madridit përballë Leganes në “Calderon”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!