×
  • Sport
  • Sport / Sport

    Anthony Joshua e detyroi Otto Wallinin të dorëzohet pas raundit të pestë

    Reporteri
    24 Dhjetor 2023 | 8:27

    Anthony Joshua ka shënuar fitore spektakolare mbrëmë.

    Boksieri britanik triumfoi përballë Otto Wallin, në duelin kryesor të mbrëmjes që u zhvillua në Arabinë Saudite.

    Në raundin e pestë, ekipi i Wallin u detyrua të dorëzonte meçin.

    Joshua veç në raundin e pestë dha më shumë goditje (14) sesa Ëallin gjatë gjithë përballjes (11).

    Megjithatë, humbja e Wilder nga Parker ia prishi planet për një duel mes tij dhe Joshuas, por britaniku u shpreh se do të shikojë më tej, duke synuar rikthimin e titujve të botës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!