Anthony Joshua e ka mposhtur Kubrat Puvelin me nokaut në raundin e nëntë në meçin që u zhvillua në Londër
Boksieri britanik, Joshua arriti që t’i mbrojë titujt e tij në pesha të rënda, në WBA, IBF dhe WBO, IBO pasi e mposhti bullgarin Pulev, shkruan Reporteri.net
Raundi i parë ishte i qetë dhe nuk pati ndonjë goditje për t’u përmendur, derisa në të dytin Joshua filloi dominimin e lehtë.
Round 3 knockdown of @KubratPulev. #JoshuaPulev pic.twitter.com/Y8QhSoUEcL
— IBOBoxing (@IBOBoxing) December 12, 2020
Në raundin e tretë Joshua e shkatërroi Pulevin, të cilin e rrëzoi në dy raste, por që bullgari arriti përsëri të ngrihej në këmbë.
Joshua e mbylli këtë meç në raundin e nëntë duke e nokautuar Pulevin pas disa goditjeve të forta.
Ndryshe, për Joshuan kjo ishte fitorja e 24 në karrierë, ku 22 i ka me nokaut dhe një humbje të pësuar nga Andy Ruiz në të kaluarën. /Reporteri.net/
#AndStill ☝️
? IBF
? WBA Super
? WBO
? IBOWorld Heavyweight Champ, @anthonyfjoshua!
AJ KO’s Pulev in the 9th! ? #JoshuaPulev pic.twitter.com/JTfkLIejEn
— Matchroom Boxing (@MatchroomBoxing) December 12, 2020