Sipas Marca, FIFA ka vendosur të anulojë çmimin “The Best” 2020 për arsye shëndetësore.
Ceremonia do të zhvillohej në Shtator në Milano, në një prej rajoneve që është prekur më së shumti nga koronavirusi, përcjell GazetaBlic.
FIFA, megjithatë ka zgjedhur të tregohet e kujdesshme. Sipas Marca, organi drejtues i futbollit botëror ka vendosur të anulojë krejt, dhënien e trofeve të vitit 2020 për “The Best”, Topin e saj të Artë.
Tani lind pyetja nëse do të jepen apo jo çmimet. Edhe pa ceremoni, a do të zgjedh FIFA akoma lojtarin më të mirë të vitit? Sipas Marca, jo, titulli do të mbetet pa fitues në vitin 2020.
Vlen të potencohet se Lionel Messi fitoi këtë çmim në vitin e kaluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.