Është pezulluar ndeshja Lincoln – Prishtina e vlefshme për parakualifikueset e Ligës së Evropës
Skuadra kosovare nuk është paraqitur në fushë pasi kishte 8 lojtarë pozitivë me Covid-19, shkruan Reporteri.net
Tani për këtë përballje do të vendos Komisioni Disiplinor i UEFA-s.
Kujtojmë që është hera e dytë që Prishtina po dështon të luajë në Gjibraltar brenda pak ditësh dhe krejt kjo shkaku i rasteve me COVID-19.
MATCH CANCELLED: Tonight’s Europa League match will not go ahead after 8 FC Prishtina players fail to turn up at the Victoria Stadium after testing positive for Covid-19
— GBC News (@GBCNewsroom) August 22, 2020
Lajmin për anulimin e ndeshjes e ka bërë të ditur edhe faqja zyrtare e Prishtinës ku ka reaguar me anë të një positmi të cilin mund ta lexoni më poshtë:
Anulohet sërish ndeshja
Me vendimin e autoriteteve lokale të Gjibraltarit, përfundimisht ndeshja nuk do te zhvillohet.
FC Prishtina, ka qenë tërë kohën në kontakt me Delegatin e UEFA-s, autoritetet lokale dhe me selinë e UEFA-s. Nga autoritetet lokale, ekipit tonë iu është kërkuar të qëndrojë në karantinë dhe të mos lëvizë në asnjë mënyrë nga hoteli, kurse UEFA nuk ka marrë një vendim sot, përderisa vetëm ka përcjell vendimin e Autoriteteve Lokale të Gjibraltarit.
FC Prishtina, ka dërguar në UEFA edhe formacionin e mundshëm startues, pjesë e të cilit kanë qenë 10 futbollistë që kanë testuar negativ dhe 1 që sot ka testuar pozitiv, por që paraprakisht e ka kaluar COVID-19, para rreth 1 muaji, duke e bërë kështu shumë të çuditshëm testimin në Gjibraltar. Klubi ka shprehur gatishmërinë në UEFA që ndeshjen ta zhvillojë edhe pa zëvendësime, përkatësisht pa përfshirjen në lojë të asnjërit prej 7 futbollisteve tjerë që testuan sot pozitiv. Të gjithë 8 futbollistët që kanë testuar pozitiv në Gjibraltar, me t’ u kthyer në Kosovë, klubi do t’ i dërgojë në testim në laboratoret e licensuar nga UEFA, SynLab në Shkup, apo në Tiranë.
Skuadra kthehet sonte në Prishtinë./Reporteri.net/