×
  • Sport
  • Sport

    ARBËR ZENELI ia dërgon një mesazh të fuqishëm Maqedonisë

    Reporteri
    08 Mars 2020 | 12:20

    Arbër Zeneli ka treguar se është gati për ndeshjen e marsit që Kosova e zhvillon kundër Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve.


    Sulmuesi ynë përmes një postimi në “Instagram” ka paralajmëruar diçka interesante, ai thotë se me 26 mars do ta shkruajmë historinë dhe se do ta dërgojnë amanetin në vend të legjendës së ndjerë Fadil Vokrri, shkruan Reporteri.net.

    “Ky gol ishte dedikuar për një person të veçantë! Një person që e çoi futbollin tonë në një nivel tjetër. 26 marsi është dita ku ne mund të bëjmë histori dhe ta bëjmë atë dhe kombin tonë krenar! #sërishvjenmarsi” ka përshkruar Zeneli një fotografi gjatë festimeve për një gol, teksa në duar mbante fanellën me fotografinë e Vokrrit.

    Kujtojmë se ky takim zhvillohet me 26 mars në Shkup, në stadiumin “Tose Proeski Arena” dhe tashmë të gjitha biletat janë shitur për këtë takim./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!