×
  • Sport
  • Sport

    Arbër Zeneli ka një porosi: Mos i krahasoni lojtarët e Kosovës mes veti, të gjithë janë të mirë

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 15:49

    Arbër Zeneli ka reaguar ashpër lidhur me një postim të një faqe të caktuar ku ka ngritur pyetjen se “Cili është lojtari juaj i preferuar, Rashica apo Zeneli?”.


    Në lidhje me këtë, sulmuesi i Kosovës ka shprehur shqetësimin e tij se mediat të caktuara po mundohen të fusin urrejtje në mes lojtarëve, dhe thotë se as një Kombëtare në botë nuk i krahason lojtarët e tyre se cili është më i mirë, e cili më i dobët, shkruan Reporteri.net

    Ai në një postim në “Insta-story”, ka reaguar ashpër në lidhje me krhasimet që vazhdimisht bëhen për lojtarët e Kosovës.

    Ndërkaq, shkrimin e tij Zeneli e përmbyllë duke thënë se, “të gjithë janë të mirë, as njëri e as tjetri nuk mund të luajnë lojën pa njeri-tjetrin, ka shkruan Zeneli në, “Insta-story”.

    Kujtojmë se Zeneli është riaftësuar nga lëndimi që e pësoi me kombëtaren muaj më parë, dhe se është totalisht i gatshëm për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!